Euronews e vendosi në ballinë takimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Mediumi me seli në Francë, përballjen në Bruksel e përshkroi se si rivalët e kohës së luftës, Serbia dhe Kosova po mbajnë bisedime të nivelit të lartë të krizës të enjten, që ndërmjetësuesit e Bashkimit Evropian shpresojnë se do të de-përshkallëzojnë tensionet në rritje në Ballkan, ku Rusia është përpjekur të rrisë më tej ndikimin e saj në mes të luftës në Ukrainë.
Euronews citoi zëdhënësen e Komisionit Evropian për Punët e Jashtme Nabila Massrali, e cila u tha gazetarëve se “Të dyja palët duhet t’i japin fund armiqësive të tyre në këtë pikë” dhe “të veprojnë me përgjegjësi”.
Ky medium theksoi edhe deklaratën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili takoi veçmas Vuçiqin dhe Kurtin në Bruksel të mërkurën, ku tha se trupat e udhëhequra nga NATO të stacionuara në Kosovë kanë forcuar praninë e tyre në kufirin verior të Kosovës me Serbinë për shkak të tensioneve aktuale.
© SYRI.net