EVN: Manipulimet në rrjet, shkaktuan kaos

EVN-ja ka njoftuar se, manipulimet e paligjshme në rrjet, të kryera nga persona për momentin të panjohur nga fshati Gërçec kanë shkaktuar avari në sistemin distribues, për shkak të të cilës pa energji elektrike sot mbetën edhe konsumatorë të një pjese të territorit të Sarajit.

Pas defektit serioz që ndodhi në mëngjesin e të enjtes si pasojë e shfrytëzimit të vazhdueshëm ilegal dhe të pakontrolluar të energjisë elektrike nga ana e banorëve të Gërçecit, fshati pësoi ndërprerje të plotë të furnizimit me energji elektrike, thekson EVN.

Sipas kompanisë së distribuimit të rrymës dje në orët e vona, një pjesë e banorëve kanë kthyer furnizimin, në mënyrë që ilegalisht dhe me forcë kanë hyrë në objektet energjetike në pronësi të EVN-së dhe me këtë kanë shkaktuar dëme të mëdha dhe të pariparueshme në të gjithë sistemin distribues të rajonit.

Për momentin Elektrodistribuimi është në terren, i shoqëruar nga policia dhe mundohet që sa më shpejtë ta kthejë furnizimin me energji elektrike të konsumatorëve./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme