Partia konservatore e ministrit të Jashtëm të Austrisë, Sebastian Kurz, Partia Popullore e Austrisë (OVP), është projektuar t’i fitojë zgjedhjet e përgjithshme në Austri, sipas exit pollit, raportojnë mediat lokale.
Ndërsa, partia e ekstremit të djathtë, Partia e Lirisë (FPO) pritet të përfundojë e dyta, përcjell Express.
Partia OVP e Kurz është duke prirë me 30.2% të votave, me partnerin e saj aktual në koalicion, Socialdemokratët më 26.3% që po shtyhet kokë me kokë me FPO-në e cila ka siguruar 26.8% të votave, sipas exit pollit “SORA”.
SORA i ka shpallur rezultatit pas mbylljes së qendrave të votimit.