Facebook në telashe, nuk ka ide si të parandalojë ndërhyrjet në zgjedhjet e ardhshme në SHBA

Operacioni i influencës ruse, i dizajnuar për të manipuluar me zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, përdorte një kombinim të taktikave të spiunazhit të shkollës së vjetër dhe teknologjive të shekullit të 21-të që nuk do të jetë e lehtë për t’u ndalur, edhe tani që metodat janë ekspozuar, thanë ekspertët.

Kompania e mediave sociale, veçanërisht Facebook Inc dhe Twitter Inc, janë afër për të gjetur një rrugë në ndalimin e asaj që i referohet si “beteja e informacionit” në shërbimet e tyre, raporton “Reuters”, transmeton Periskopi.

Përfshirja e 13 shtetasve rusë në zgjedhjet elektroale të SHBA-së në vitin 2016 kanë nxitur Facebook dhe Instagramin që të ndërmarrin hapa konkretë për parandalimin në ndërhyrjet në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA.

Agjencia e inteligjencës së SHBA-së ka thënë se Rusia është duke tentuar të pengojë në zgjedhjet elektorale të vitit 2018, përsëri duke përdorur mediat sociale dhe shpërndarjen e propagandës.

“Ata nuk mund ta ndalojnë atë, sepse është shumë e vështirë të gjurmojmë në ato gjëra,” tha ish anëtarja e Komisionit Zgjedhor Federal të SHBA-së, Ann Ravel. Blerja klandestine e reklamave në faqe përmes personave të rremë ishte veçanërisht alarmante, tha ajo./Periskopi/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme