Ktheni të gjithë numrat “377” në “383” menjëherë me këtë aplikacion

Kosova deri pak më parë ka përdorur prefiksin “00377” ose “+377” (dhe 386) për numrat telefonik, prefiks ky që i takon shtetit të Monakos (dhe Sllovenisë).

Por tani, Kosova ka kodin e saj telefonik i cili gati që një vit është duke kaluar nëpër procedura dhe pritet që deri në fund të vitit të implementohet në tërësi.

Viber është aplikacioni i parë që e ka njohur kodin telefonik të Kosovës, ku të gjithë po e ndryshojnë atë tash e disa javë – me njoftimet që na kanë pushtuar celularët për ndryshimin e numrave, shkruan Express.

Dhe për të lehtësuar punën e ndryshimit të kontakteve tuaja nga 377 në 383 është krijuar një aplikacion i cili e bën këtë për ju brenda pak sekondave.

Aplikacioni PREFIX 383 e kryen punën e ndërrimit të numrave vetëm me një klikim, duke e përditësuar kështu listën e kontakteve që fillojnë me 377, 386 dhe 381.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme