Të arriturat e shtetit të Kosovës në dekadën e parë të Pavarësisë dhe roli vendimtar i SHBA-ve, ishin temat kyçe në takimin që kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj pati me Komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s, Gjeneralin Tymothy Orr.
Për Haradinaj, prezenca e Gjeneralit Orr në një ditë festive për shtetin e Kosovës është nder i veçantë.
“Më lejoni të ju falënderojë, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës për prezencën tuaj dhe rolin e pazëvendësueshëm të shtetit tuaj në rrugën demokratike të Kosovës”, tha ai.
Nga ana tjetër Gjenerali Orr tha se Kosova për të është shtëpi e dytë dhe se ndjehet i nderuar që është pjesë e festimit të 10 vjetorit të Pavarësisë së saj./SAKTE.NET