Fakte.net: Mijallkovi takohet me Fazliçin; Nikollovski me Buzhalën e Llukën

Aktivitete dhe takime të shpeshtuara të funksionarëve të lartë të VMRO-DPMNE-së me qarqe të ndryshme nga Shqipëria dhe Kosova me qëllim të lobimit, apo për biznes interese? Sipas informacioneve jozyrtare, disa takime ‘interesante’ janë zhvilluar ditët e kaluara në Shkup, shkruan Fakte. Gjatë ditës së djeshme në një restorant në parkun e qytetit janë takuar ish kreu i DSK-së dhe kusheri i parë i Gruevskit, Sasho Mijallkov me Damir Fazliç dhe Avenir Peka. Fazliç është biznismen kontravers serbo-boshnjak i njohur për opinionin shqiptar dhe më gjërë, krysisht si person i afërt me familjen e Sali Berishës, por njëkohësisht edhe me shërbimet serbe. Fazliç është nip i Jovica Stanishiq, ish shef i shërbimit sekret serb (1990-1998) gjatë kohës së sundimit të Millosheviqit. Në takim ka qenë i pranishëm edhe Avenir Peka, ish zv.ministër për punë të brendshme në Shqipëri, në kohën kur Sali Berisha ishte kryeministër i Shqipërisë. Ditë më parë në hotel Marriot në qendër të Shkupit, në orët e mbrëmjes, deputeti i VMRO-DPMNE-së Aleksandar Nikollovski ka pritur gazetarin kosovar Berat Buzhalla dhe biznismenin kosovar Ekrem Lluka. Të dy takimet janë mbajtur larg opininit dhe kanë kaluar pa u përcjellur në media, ndërsa enigmë ngelin edhe temat për të cilat në të njejtat është biseduar. Duke marrë parasysh situatën politike në vend dhe situatën në të cilën partia e Gruevskit gjendet kundrejt nevojës për dorëzim të pushtetit dhe dhënies së përgjegjësisë, temat e këtyre takime vetëm mund të paragjykohen./FAKTE.Net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme