Fakte tronditëse! A ja futi Pekini gjithë botës me koronavirusin dhe kush është enigma?

E gjithë bota ka hedhur dyshimet nëse koronavirusi është laboratorik apo virus kafshësh i përcjellë te njerëzit. Në Itali vazhdojnë edhe sot e kësaj dite të jenë të tronditur me një dokumentar të vitit 2015. Sado shkrime që të bëhen, sërish të dhënat janë kaq të frikshme.

“Shkencëtarët kinezë krijojnë një supervirus pulmonar nga minjtë dhe lakuriqët e natës. Do të shërbejë vetëm për motive studimore, megjithatë ka shumë protesta”.

Ky është titulli i një dokumentari të Tg Leonardo, transmetuar nga Rai italian në vitin 2015.

Ai i referohet një eksperimenti të kryer në bashkëpunim mes Akademisë së Shkencave të Kinës dhe Universitetit të Karolinës së Veriut, me pjesëmarrjen e Universitetit të Wuhanit.

Në qytetin që është qendra aktuale e pandemisë ekziston në fakt një laborator i sigurisë maksimale. Dhe kuptohet lehtë se njerëzit kanë nisur të kenë dyshime dhe të hedhin teori konspirative pasi ky dokumentar është rishfaqur në median sociale.

Një ditë më parë u raportua se britanikët i kanë vënë zjarrin stacioneve të rrjetit 5G, pasi mendojnë se ato po përhapin koronavirusin.

Në Francë mendojnë se koronavirusi është një prodhim laboratorik që ka për qëllim të vrasë të moshuarit për të zgjidhur problemin e pensioneve.

Si qëndron e vërteta me kinezët, vendi nga ku nisi kjo katastrofë, disa fakte të pakundërshtueshme që na bëjnë të besojmë se kemi të bëjmë me virus laboratorik?

Covid 19 ka origjinën nga qyteti i Wuhanit në Kinë, tani ai ka arritur në çdo cep të botës, por ende nuk ka arritur në kryeqytetin e Kinës: në Pekin, si dhe në kryeqytetin ekonomik: në Shanghai, të cilët e kanë afer Wuhanin; pse ky diferencim?

Pekini është kryeqyteti politik, ku jetojnë të gjithë liderët e Kinës, udhëheqës dhe ushtarakë, ata që drejtojnë gjithe fuqinë e Kinës jetojnë këtu. Pekini nuk ka asnjë bllokim, aty vazhdon jeta si me pare! Ai eshtë i hapur! Corona nuk ka asnjë efekt ne Pekin pse…?

Shanghai është kryeqyteti që drejton gjithë ekonominë e Kinës, këtu jetojnë të gjithë njerëzit e pasur të Kinës! Ata që e mbajnë industrinë të funksionojë. As në Shangai nuk ka asnjë bllokim nga virusi, pasi nuk ka asnjë efekt! Pse …?

A është “Covid 19” një virus pandemik, për të cilin është krijuar panik në të gjithë botën?! Por po të vini në Pekin dhe Shanghai, natyrshem lind pyetja; pse ketu virusi nuk ka efekt, pse tek njerzit ketu nuk ka panik dhe tmerri eshte transferuar me shpejtesi ne tere vendet më të zhvilluara të botës?! Pse …?

Pekini dhe Shanghai janë zonat ngjitur me Wuhanin e Covid 19 nga Wuhani ende nuk paska arritur ne keto dy qytete, ndersa ka prekur me shpejtesi çdo cep të botës?! Pse?

Sot, e gjithë India me 1. 300 000 000 Indianë u karantinua ! Ekonomia boterore po shkon drejt kolapsit, vetem Kina me gjithe qytetet kryesore të saj jo. Ajo eshte e e tera e hapur. Nga 8 prilli, do te hapet gjithashtu dhe Wuhani! E gjithë bota është e goditur me terror dhe panik, vetem Kina jo; Pse …?

Një tjetër gjë e madhe është që tregu i aksioneve në të gjithë botën, i cili ka rënë me gati gjysmën e vleres! NIFTY ka shkuar nga 12 mijë në 7 mijë…! Por pjesa e tregut të Kinës ishte në 3 mijë dhe ndjehet me i vleresuar se kurre! Si nuk paska asnjë efekt virusi në tregun Kinez? Pse …?

Sido që të jetë e verteta, ajo tregon një gjë; që korona është një armë bio-kimike e Kinës, të cilën Kina e hodhi për shkatërrimin e botes! Pasi vrau disa “të vrarë”, Kina nuk do t’ia dijë nga Coronavirusi, sepse padyshim ajo e ka dhe ilaçin, të cilin nuk po e ndan me pjesen tjeter te botës! Ajo tallet me Evropen duke i derguar per ndihma ca maska jashte standartit, madje po ve ne loje dhe Ameriken… Pse?

FOTO:

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme