Familja Dehari cakton Besim Ymajn nga Shqipëria për obduksionin e Astritit

E hënë, 07 Nentor 2016  – Sakte.net  /

Mjeku Besim Ymaj nga Shqipëria është eksperti që do të jetë prezent në obduksionin e Astrit Deharit.

Lajmin për KTV e ka konfirmuar avokati Tomë Gashi, i cili e përfaqëson ligjërisht familjen Dehari. Mësohet se familja Dehari është në pritje edhe të një eksperti britanik.

Astrit Dehari vdiq ditë më parë përderisa po mbahej në paraburgim në burgun e Prizrenit, ndërsa nuk është sqaruar ende asgjë rreth vdekjes së tij.