Familja Dehari refuzon ngushëllimet nga institucionet e pushtetit

Familja e të ndjerit Astrit Dehari, përmes një deklarate ka bërë të ditur “se nuk do të pranojë letra dhe as telegrame ngushëllimi nga asnjë udhëheqës të institucioneve më të larta të këtij pushteti vrastar, apo vartësve dhe zbatuesve të politikave të këtyre pushtetarëve”, transmeton Koha.net.

Në vazhdim, deklarata e plotë e familjes Dehari:

“Dje, zyra e të ashtuquajturit President i Kosovës, përmes një postieri personal, ka bërë përpjekje t’i lë në dorë prindërve të Astrit Deharit një letër të mbyllur.

Prindërit e Astritit e kanë refuzuar pranimin e kësaj letre, pa e hapur fare, pasi janë njoftuar nga kush është dërguar kjo letër.

Familja Dehari me këtë rast deklaron se nuk do të pranojë letra dhe as telegrame ngushëllimi nga asnjë udhëheqës të institucioneve më të larta të këtij pushteti vrastar, apo vartësve dhe zbatuesve të politikave të këtyre pushtetarëve.

Familjarët e Astrit Deharit

Xhemile, Avni, Albana dhe Arta Boshtraj-Dehari

Prishtinë, më 9 nëntor 2016”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme