Në protestë është vërejtur numër jo shumë i madh i pjesëmarrësve të cilët mbanin në duar pankarta dhe mesazhe si: “Poshtë Shovenizmit”, “Pa drejtësi nuk ka shtet”, “Duam gjykim nga ndërkombëtarët”, e të tjera.
Për mbarëvajtjen e protestës u kujdesën forca të shumta të policisë, ndërsa MPB sot kumtoi se për shkak të protestës komunikacioni në rajonin qendror të qytetit në Shkup do të rikëahëzohet.
Protesta u organizua nga disa organizata joqeveritare të cilat apelojnë që të zbulohen porositësit e vërtetë të ngjarjes së Kumanovës dhe kërkojnë hetim ndërkombëtar.
Gjykata Penale të akuzuarve për ngjarjet në Lagjen e Trimave në Kumanovë në maj të vitit 2015, në të cilat jetën e humbën tetë pjesëtarë të Forcave të Sigurisë së Maqedonisë, u shqiptoi tetë dënime me burg të përjetshëm, 13 me nga 40 vjet, gjashtë me nga 20 vjet, një me 18 vjet dhe dy me nga 14, dy me 13 dhe dy nga 12 vjet dhe katër aktgjykime për lirim.