Familjarët e heronjve Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha kanë bërë ndezjen e flakadanit për nder të manifestimit “Flaka e Janarit”, që mbahet çdo vit në Gjilan.
Në sheshin “Agim Ramadani” në Gjilan përfundoi edhe aktiviteti për ditën e sotme të manifestimit tradicional që do zgjas deri më 17 janar.
Gjatë ditës ka pasur aktivitete për nder të këtij manifestimi. Komuna e Gjilanit ka organizuar një takim me familjarët e dëshmorëve, janë bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve si dhe kanë vizituar kazermën e FSK-së./Telegrafi/