Familjarët e rastit “Monstra”: Çdo votë për BDI-në, dënim për neve

Rasti “Monstra” sigurisht është njëri nga rastet që tronditi shqiptarët e Maqedonisë. Pas gjykimit të të akuzuarve me burgim të përjetshëm, pësuan protesta anembanë trojeve shqiptarë, posaçërisht në Shkup dhe Tetovë. Por, kë e shohin fajtor familjarët e të dënuarve? A akuzojnë ata vetëm partitë maqedonase, apo shohin fajtor edhe tek shqiptarët? Bedri Hajdari, njëri nga familjarët e të dënuarve, thotë se shpresat e vetme i ka tek Zoti dhe popullata shqiptare në Maqedoni, të cilët haptazi i fton që të mos mbështesin BDI-në. Çdo votë për Ahmetin, thotë Hajdari është dënim për familjen e tyre. “Deklarata e Ahmetit i cili thotë se ta lëmë të kaluarën prapa dhe të shkojmë përpara. Plotësisht do të kishte të drejtë sikur ta kishte familjen prapa edhe ai atje nëpër burgje, nëpër varreza. Ato që do të vejnë gisht për ta votuar BDI-në, ta dinë se ata janë duke i dënuar familjen tonë, familjet e shqiptarëve të tjerë që janë nëpër burgje, por edhe ato që janë vrarë në Kumanovë dhe gjithkah që është bërë pas konfliktit të 2001-shit. Le ta dinë shqiptarët se kënd e votojnë edhe politikën dhe platformën e kujt”, ka thënë Hajdari.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme