Familjarët: Vrasësi i Komandant Shqiponjës është mik i Ali Ahmetit (Video)

Vendimi për lirimin e Bajram Limanit, vrasësit të Komandat “Shqiponjës”, në paraburgim shtëpiak, është marrë menjëherë pas shkuarjes në pushim të Prokurorit që është marrë me rastin që në fillim. Ndërkaq, për këtë vendim, nuk ekziston asnjë shpjegim i logjikshëm as nga Prokurori dhe as nga Gjykatësja që e ka nënshkruar vendimin. Kjo gjë sipas Lulzim Alitit, familjar i Komandant “Shqiponjës” është një tentim i partisë në pushtet, gjegjësisht BDI-së që vrasësit t’ia lehtësojnë dënimin, raporton SHENJA.

Ai thotë se pas lirimit të tij ata ndjehen të rrezikuar , pasi siç tha ai, policia e kontrollon Limanin vetëm një herë në 7-8 orë, ndërkaq ai ka mundësi t’a përsërisë aktin e tij edhe tek familjarët e tjerë, të ik nga shteti, apo me anë të kërcënimeve të ndikon tek dëshmitarët që kanë qenë prezent kur ka ndodhur gjithçka.

“Prokurori i rastit ka qenë Prokurori Isa, tan kohën prej fillimit e ka bo ai të gjithë kontrollin e rastit edhe ka qenë në vendin e ngjarjes dhe në një moment të caktuar, prokurori Isa ka shkuar në pushim dhe në atë moment është pru një vendim pozitiv prej prokurorisë dhe është liru. Zoran Markovski e ka pru një vendim për mu liruar ai në shtëpi, edhe me mbajt paraburgimin prej shtëpisë, ndërsa Gjykata e Kumanovës, që nga ekzistimi i kësaj gjykate, asnjëherë nuk ka ndodh që një vrasës të lirohet dhe të mbrohet prej shtëpisë. Unë kam biseduar edhe me Gjykatësen e cila e ka nënshkru rastin edhe me Prokurorin, ata nuk kanë ndonjë mendim të caktuar ose gjithçka që e japin si përgjigje, thonë ai prapë është në dënim, patjetër duhet mu kthy në burg”, ka deklaruar për TV SHENJA, Lulzim Aliti, familjar i Xhemail Rexhepit, komandat “Shqiponjës”.

Ai tha se në momentin që e kanë parë vendimin e Mjekësisë Ligjore, disa muaj më parë, ku thuhet se Bajram Limani e ka kryer vrasjen në afekt dhe të njejtën e kanë cilësuar si vrasje e çastit, e ka pasur të qartë se qëllimi i tyre është që ta lirojnë në paraburgim shtëpiak Bajram Limanin, gjegjësisht do ta lzhveshin plotësisht nga akuza. Ndërkaq Aliti si dëshmitar okular në vendin e ngjarjes, tha se e gjithë skena ka qenë e organizuar paraprakisht. Ndërkaq dyshon se porositës të kësaj vrasjeje ka qenë partia në pushtet.

“Gjithnjë presioni i Partisë në pushtet, i BDI-së, nga fakti se Bajram Limani është shumë shok i afërt i Ali Ahmetit edhe në të kundërtën, Ali Ahmeti edhe kur e emëroi këtë si kryetar i degës së Kumanovës, i shkeli të gjitha statutet e partisë, domethënë ky nga fillimi ka ardh me një mision, nuk ka ardh rastësisht, ky ka jetu në Fushë Kosovë, domethënë nuk ka pas vendbanim në Kumanovë, i takon edhe nëse ka vendbanim, i takon komunës së Likovës, nuk i takon komunës së Kumanovës. Domethënë nga fillimi ky ka ardh me një mision të caktuar, edhe arriti t’a përmbyll misionin…./ Na si familje presim gjithçka me ndodh, domethënë derisa na e vranë një, na mendojmë se na i vrasin edhe shumë të tjerë”, tha më tej Aliti.

Ai shtoi se familja e tij ka qenë cak i shtypjeve nga ana e partisë në pushtet edhe përpara vrasjes së Xhemail Rexhepit, pasi disa muaj më parë ata nëpërmjet arrestimit të tre anëtarëve të familjes Rexhepi, në mesin e të cilëve edhe dënimi i njërit prej tyre me 12 vjet burg, duke qenë i palëvizshëm. Ai shtoi se për ta mbetet e pa qartë se si mund të dënohet me 12 vjet burg një person krejtësisht i palëvizshëm, ndërkaq të lirohet në paraburgim shtëpiak Bajram Limani, i cili ka qenë i aftë të kryejë edhe vrasje. /SHENJA

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme