Familjari i të dënuarit në rastin “Monstra apel Zaevit: Vendos gishtin në kokë, premtove drejtësi

I zhgënjyer nga Qeveria e re, familjari i njërit prej të dënuarve në protestat për rastin “Monstra”, Fatmir Abdullai, u bën apel të gjithë partnerëve të koalicionit Qeverisës, LSDM, BDI dhe Aleanca për Shqiptarët, të kontribuojnë që të kthehet drejtësia në vend dhe e njëjta të mos vazhdojë të jetë selektive. Ai bëri thirrje që të merren masat e nevojshme dhe të hidhet dritë mbi rastet e ndjeshme si “Monstra” dhe “Sopoti”, dhe në rast se nuk ndodh një gjë e tillë, Abdullai shtoi se së bashku me familjarët e të akuzuarve të këtyre rasteve do të organizojnë, siç i quajti ai, protesta familjare.

“Një apel drejtëpërsëdrejti deri tek kryeministri, se po këtu e ka filluar në emër të drejtësisë. Unë jam i vetëdijshëm se politika nuk ka vend në gjykata, në drejtësi, megjithatë një milion argumente janë se drejtësia ka bërë padrejtësi, kur t’i bëhet popullit padrejtësi ka vend edhe politika. Unë i apeloj që të marrin një hap dhe më pas le ti rigjykojmë, nëse ju ka taku dënime le të ua jep aq sa u ka takuar. Në rast se nuk do të merr masa politika, hapat e ardhshme janë do t’i bashkangjitem thash qysh në fillim, mendimit të familjarëve të rastit Monstra dhe Sopoti, protesta familjare“, deklaroi Abdullai.

Ai shprehu revoltën e tij ndaj partive shqiptare, e veçanërisht ndaj kreut të Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela, duke thënë se ky i fundit ka premtuar se nuk do të jetë pjesë e një Qeverie e cila nuk do t’i trajtojë këto çështje. Abdullai shtoi se premtimet që jepen dhe nuk realizohen, çdo ditë e më shumë po ndikojnë që shqiptarët të humbasin shpresat.

“Të ju them të drejtën, sa i përket palës shqiptare nuk pres asgjë , ata që i kanë bërë dëm këtij populli deri dje, unë nuk pres që do të bëjnë mirë për këtë popull. Kam një vërejtje apostafat ndaj kryetarit, Zotëri Selës, ai na premtoi se nuk do të marr pjesë me një Qeveri ku nuk nënshkruhen këto raste. Madje ka të cektura Harun Aliun dhe disa raste. Nuk është në rregull t’i thuash popullit kështu, dhe të veprosh ndryshe, se kështu po na humbasin shpresat neve shqiptarëve, se menjëherë politikanët shqiptarë për poste po devijojnë”, tha ai.

Fatmir Abdullai, është babai i Adem Abdullait, njëri prej të dënuarve në protestat për rastin “Monstra”. Ademi akuzohet për veprën penale “Pjesmarrje në turmë që do ta pengojë personin zyrtar në kryerjen e detyrës”, dhe për të njejtën vepër është I dënuar me rreth dy vite e gjysmë, dënim ky të cilin sipas babait të tij, e vuan edhe tani. Babai Fatmir thotë se edhe djali I tij është pre e drejtësisë selektive në vend dhe se pa pasur dëshmi të mjaftueshme, ai po e vuan dënimin. Atë më së shumti e revolton fakti se me të njejtën vepër penale akuzohen edhe dhunuesit në Kuvend, dhe këta të fundit janë të dënuar vetëm me kusht./SHENJA

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme