Fansat kapin këtë detaj në shfaqjen e parë të Kiarës pas daljes nga BB

Kiara shfaqet për herë të parë pas daljes nga BB dhe fansat kapin menjëherë detajin.

Moderatorja, Kiara Tito ka disa ditë që është larguar nga shtëpia e Big Brother VIP Albania.

Ajo është larguar pas nominimit kokë më kokë që kishte me Olten, ku ka rezultuar më pak e votuar.

Pas daljes ish-banorja është treguar shumë aktive në Instagram duke postuar vazhdimisht foto e video nga momentet e saj me Luizin, ku ka treguar se do të vazhdojë që të përkrahë atë.

Mirëpo sot pas një jave, Kiara ka postuar edhe veten e saj duke përshëndetur fansat.

“Si ju kam o yje?”, shkruan Kiara teksa fansat menjëherë kanë kapur një detaj, varësen me kryq që i ka dhuruar Luizi, të cilën ajo ende e mban në qafë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme