Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj i shoqëruar nga ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi kanë vizituar Qendrën Studentore në Prishtinë.
Gjatë kësaj vizite, Limaj e Bytyqi kanë vizituar edhe Menzën e Studentëve ku kanë darkuar me studentë.
Limaj dhe Bytyqi janë ndarë të kënaqur me kushtet që ofron kjo qendër për studentet e Kosovës.
Bashkë me zyrtarët e lartë qeveritarë ishte edhe drejtori i kësaj Qendre, Fatmir Sfishta.
Gjatë kohës sa qëndruan në Menzën e studenteve zëvendëskryeministri Limaj dhe ministri Bytyqi bashkëbiseduan me studentet të cilët ishin të kënaqur me Qendrën Studentore në Prishtinë.