Faton Fazliu: Nuk do të lejojmë që shqiptarët të përbuzen edhe nga LSDM, me figura të ricikluara

Është shfaqur jashtëzakonisht kritik ndaj planit të Qeverisë së Zoran Zaev, shefi i kabinetit të kryetarit të Lëvizjes BESA, Faton Fazliu.
Në emisionin “10 minuta” në Tv21, Fazliu ka thënë se Lëvizja BESA konsideron se “plani reformues 3-6-9” i prezantuar nga kryeministri, Zoran Zaev është një strategji e kopjuar dhe e ricikluar nga qeveria e mëparshme VMRO-BDI.
“Nga një qeveri me kuadro të ricikluara nga koha e Gruevskit, nuk mund të priten projekte origjinale. Kjo strategji tregon se qeveria e Zoran Zaevit, nuk e ka ndërmend të merret seriozisht me çështjet kryesore që tangojnë qytetarët e Maqedonisë, e aq më pak me çështjet që tangojnë qytetarët shqiptarë në Maqedoni. Të prezantosh një projekt me 7 faqe dhe as 7 rreshta të mos ia kushtosh qytetarëve shqiptarë është një nënçmim që deri sot kanë mundur ta bëjnë vetëm Gruevski dhe partnerët e tij”, është shprehur Fazliu, transmeton portali Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme