Fatura e murit kufitar ia dëmton ShBA-së mbi 120 projekte ushtarake

Më shumë se 120 projekte ushtarake do të preken nga ndërtimi i murit në kufirin mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës. Pentagoni do t’i shpenzojë 3.6 miliardë dollarë për ndërtimin dhe përforcimin e murit të gjatë 282 kilometra.

Më parë këtë vit, presidenti amerikan, Donald Trump, e kishte shpallur gjendjen e emergjencës kombëtare me qëllim të sigurimit të mjeteve financiare për ndërtimin e murit, duke e përmbushur kështu premtimin që e kishte dhënë gjatë fushatës presidenciale.

Shpallja e gjendjes emergjente ia mundëson administratës së presidentit që t’i shfrytëzojë të hollat e buxhetit për ndërtim në sektorin e ushtrisë për qëllime të tjera dhe Pentagoni ka thënë se do t’i marrë 3.6 miliardë dollarë nga ky buxhet.

Në mars, Pentagoni ia ka dërguar Kongresit listën me projektet që mund të preken nga ndryshimi i shfrytëzimit të mjeteve, por atëherë nuk ishin dhënë detaje të tjera lidhur me këtë çështje.

Sidoqoftë, të martën, zyrtarët e Pentagonit thanë se 127 projekte do të preken nga plani i presidentit. Ata njoftuan se fillimisht do të shfrytëzohen 1.8 miliardë dollar nga buxheti për ndërtime ushtarake jashtë Shteteve të Bashkuara.

Trump e kishte bërë ndërtimin e murit një nga premtimet kryesore gjatë fushatës së vitit 2016. Ndërtimi i tij është pjesë e politikave të rrepta të presidentit kundër imigrantëve, shkruan “Reuters”,

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme