Faton Fazliu, Shefi i Kabinetit të kryetarit të Lëvizjes BESA ka shkurar në FB se kjo parti do t’i qëndrojë deri në fund besnike parimeve të saj, siç është Platforma “Edhe shqiptarët pa hipoteka”.
Më poshtë e gjeni statusin e plotë të Fazliut:
“Kaluan plot dy vite kur në Maqedoni po ndodhte lustrimi i përgjithshëm i elitave politikë në vend. Aso kohë më iniciativë të Lëvizjes BESA u publikua platforma “Edhe shqiptarët pa hipoteka”, ku u kërkua nga lideri i opozitës maqedonase si udhëheqës i ati procesi që ato ti publikon pa përjashtime apo selektime.
Sot, ata që dëshironin reforma në institucione, njëkohësisht, ata që bënin selektimin e publikimit të materialëve të lustruara, propozojnë një kandidat të inkriminuar për kryetar Kuvendi.
Ashtu siç na kritikonin edhe para dy viteve për platformën “Edhe shqiptarët pa hipoteka” ashtu të njëjtët vazhdojnë të na kritikojnë edhe sot me vetë faktin se ne krimit i themi krim dhe reformave ju themi tamam reforma. Nuk mund të këtë reforma mbi themele të kalbura!
Ashtu siç kishim të drejtë para dy viteve në dyshimin tonë për transparencën e tyre, ashtu edhe sot kemi të drejtë në vlerësimin tonë se nuk duhet të mbështetet një i inkriminuar karshi një me kredibilitet dhe pa bagazhe të dyshimta kriminologjenë.
Për Lëvizjen BESA nuk ka çmim që mund ta arsyeton kriminelin. Nuk mund të lejojmë që të mbesin gjallë politikisht ata që e sollën vendin në këtë gjendje.
Zaevi apo Gruevski, për ne është njësoj, sepse të dy do ta pranojnë RIDEFINIMIN. Jo vetëm sepse alternativat tjera janë të kobshme për Maqedoninë, por edhe për shkak se në tavolinë përballë vetes nuk do të kenë politikanë si këta shqiptarët e pushtetit që, kur flasin me maqedonasit, e bëjnë hesapin e hipotekave të tyre që kanë. RIDEFINIMI është mundësia më e mirë për zhvillimin e demokracisë, kohezionit shoqërorë dhe kthimin e vendit në rrugën e EURO integrimeve.
Për ne parësorë është e perspektiva e shqiptarëve në vend, e jo interesat personale.“