Fazliu: Numri rekord i fletvotimeve të pavlefshme në Tetovë dhe Çair, sinjal se pushteti dëmtoi Lëvizjes BESA

Portali Sakte.net ka zhvilluar një intervistë me zëdhënësin e Lëvizjes BESA dhe shefin e kabinetit, Faton Fazliu lidhur me parregullësitë që ata kanë denoncuar publikisht por edhe në organet kompetente. Fazliu flet për manipulimet që dyshohet se janë bërë me fletvotime veçanërisht në komunën e Tetovës dhe asaj të Çairit.

Sakte.net: Sa ankesa keni dorëzuar në KSHZ deri më tani?
Fazliu:
Në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve i dorëzuam 86 ankesa për procesin zgjedhor në Komunën e Çairit dhe 10 ankesa për procesin zgjedhor në Komunën e Tetovës.
Sakte.net: Ku sipas jush janë evidentuar parregullsi më të mëdha?
Parregullsi janë evidentuar pothuajse në të gjitha komunat ku ne kemi garuar, por pjesa më e madhe e parregullsive është evidentuar në komunën e Tetovës dhe Çairit. Për shkak të numrit të madh të fletëvotimeve të pavlefshme, ne kemi dyshime serioze se manipulimi është bërë pikërisht në këto fletëvotime. Prandaj shumica e ankesave kanë të bëjnë me këtë pjesë.

Sakte.net: Nëse këto ankesa pranohen, a do të thotë se mund të ketë ndryshim të rezultateve?
Fazliu:
Këto janë parregullsi që jo vetëm e kanë nxirë demokracinë në vendin tonë, por kanë dëshmuar se kjo qeveri me asgjë nuk ndryshon nga qeveritë e tjerë. Andaj sikur në zgjedhjet e kaluar kur në mënyrë arbitrare na u morën dy deputetë nuk presim ndonjë ndryshim edhe nga kjo Qeveri. KQZ e cila dikur thuajse ishte prone e Gruevsikt të VMRO-së, shpresojmë që mos të vihet në shërbim të Zaevit të LSDM-së dhe të mbetet në ndikim të politikave të partive në pushtet.

Sakte.net: Nga krerët e Lëvizjes BESA, para dhe pas zgjedhjeve janë denuncuar parregullsi të shumta të cilat i keni shpalosur edhe në ditën e votimit. A do t’i pranoni rezultatet?
Fazliu:
Pas kësaj që ndodhi lirisht mund të konstatojmë se procesi zgjedhor vetëm demokratik nuk ka qenë. Prandaj ne i bëjmë thirrje Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve që t’i rishqyrtojë ankesat dhe të vendosë në mënyrë të paanshme në favor të drejtësisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme