FBI publikon dosje që tregojnë se familja Trump është raciste

Qindra dokumente janë lëshuar nga FBI për të treguar detaje nëse kompania e pasurisë së paluajtshme të presidentit amerikan, Donald Trump, kishte diskriminuar njerëzit me ngjyrë në vitet 1970 – në kohën kur në krye të kësaj kompanie ishte babai i Trump, Fred Trump.

Të përfshira në dosjen 389 faqe janë edhe detaje mbi intervistat e kryera nga hetuesit, gjatë hetimit që u krye për vitin 1972 – 1974, transmeton Klan Kosova.

Hetuesit kanë folur me qiramarrësit, menaxhmentin dhe punëtorët – për të hetuar nëse kjo kompani i vështirësonte standardet për t’i dhuruar me qira ose për të blerë ndonjë pronë në rast që klienti ishte një person me ngjyrë.

Një nga dëshmitarët, ka thënë se si babai i Trump, dëshironte t’i largonte të gjithë personat me ngjyrë nga ndërtesa.

“E pyeta Fred Trump se cilat ishin politikat e tij kundrejt minoriteteve dhe ai më tha që ishte kundër ligjit të diskriminimit. Dy javë më vonë në Tysen Park, ai më tha që të mos i lëshoja ndërtesat me qira njerëzve me ngjyrë”.

Një tjetër intervistë e kryer nga FBI, është ish portieri i ndërtesës së Trump në Brooklyn gjatë vitit 1974.

Ai ka deklaruar që babai i Trump, e kishte urdhëruar se nëse do vinte ndonjë njeri me ngjyrë të pyeste për qiranë e ndonjë banese, t’i thoshte që është dyfish më shtrenjtë.

Presidenti Trump i kishte mohuar pretendimet që ka diskriminuar personat me ngjyrë, në librin e tij të botuar në vitin 1987.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme