Federalizimi, përpjekje për të fituar poena politike

Tezat për federalizim janë absurde, kurse dygjuhësia në Maqedoni është e rregulluar me Kushtetutë. Këto çështje janë vetëm një marketing parazgjedhor, shkruan REL në gjuhën maqedonase.

Nxehje e tensioneve ndëretnike për qëllime elektorale, kështu i sqaron nga LSDM-ja Muhamed Zeqiri reagimet e bujshme për federalizim të mundshëm të shtetit, pas deklaratave të liderit të LSDM-së Zoran Zaev për zbatimin e dygjuhësisë në vend. Në intervistën e së dielës për Radio Evropa e Lirë, Zeqiri tha se janë absurde tezat për federalizmin, ngase çështja e dygjuhësisë është e rregulluar me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë.

“Çështja e dygjuhësisë në Maqedoni është përcaktuar me marrëveshjen kornizë, kjo është zgjidhur me Kushtetutë e RM-së. Kryetari i LSDM-së nuk tha asgjë tjetër, veç asaj që parashikohet në Kushtetutë. Një problem tjetër është se VMRO-DPMNE së bashku me partnerin e tyre të koalicionit, BDI,  e shfrytëzuan këtë temë për të ngritur tensione ndëretnike. Dhe ata ende mendojnë të luajnë në kartën nacionaliste”, tha Zeqiri.

Si shembull për atë se tezat për federalizmin janë të pabaza, Zeqiri përmend nënshkrimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit dhe reagimet e atëhershme se pas marrëveshjes Maqedonia do të zhbëhet.

Edhe profesoresha Mirjana Maleska, për REL – servili në gjuhën maqedonase ka thënë se disa rreth deklaratave për përdorimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare nuk duhet të ngrihet pluhur, sepse kjo çështje është e rregulluar me Kushtetutë dhe nuk duhet të sillet në kontekstin e federalizimit të mundshëm të shtetit.

“Federalizimin mund të imponohet ose me forcë, gjë që sot përjashtohet në kontekstin e Ballkanit relativisht më stabil sesa që ishte në vitin 2001, ose me marrëveshje, nëse bien dakord partitë në Parlament. Por në aspektin e dygjuhësisë nuk shoh ndonjë lidhje të drejtpërdrejtë”, tha Maleska.

Për Maleskën, temat e ndjeshme nacionaliste janë vetëm një dekor obligativ para çdo cikli zgjedhor, dhe ajo këtu e sheh arsyen për ngritjen e këtyre tezave disi të harruara për federalizimin.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme