Paga mesatare në Maqedoni në gusht rreth 350 euro

Neto-paga mesatare për një të punësuar, në gusht të këtij viti është 22.294 denarë dhe në krahasim me gushtin e vitit të kaluar është rritur për 1,9 për qind, publikoi sot Enti shtetëror për statistikë.

Rritja i referohet, para së gjithash, pagesës më të lartë mesatare të neto-pagës mujore në një të punësuar në sektorët: ndërtimtari, për 10,1 për qind, veprimtari administrative dhe ndihmëse, për 6,6 për qind dhe industrinë përpunuese për 4,3 për qind.

Ulje të neto-pagës mesatare mujore e paguar për një të punësuar, në krahasim me muajin e kaluar është regjistruar në sektorët: informacione dhe komunikime për tre për qind, industrinë përpunuese për 2,2 për qind dhe tregti me shumicë dhe tregti me pakicë dhe riparimin e automjeteve motorike dhe motoçikletave për 0,9 për qind.

Bruto-paga mesatare mujore e paguar në një të punësuar në gusht të këtij viti ka qenë 32.789 denarë, ndërsa 1,2 për qind e të punësuarve në Maqedoni nuk kanë paguar pagë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme