Fëmija i parë në 2017-ën lindet nga fëmija i parë i 1980-ës

Fëmija i parë që erdhi në jetë në Islandë në vitin 2017, erdhivetëm 3 minuta pas Vitit të Ri në klinikën shëndetësore të Islandës së Jugut në Selfoss.

Hertbog Palsdottir, mamia në shërbim atë mbrëmje, u shpreh për gazetarët se fëmija ishte djalë dhe lindja kishte shkuar pa komplikime. Ky ishte fëmija i tretë i një çifti.
Megjithatë kjo lindje nuk krahasohet me atë të vitit të kaluar, kur fëmija i parë i vitit 2016 lindi 1 minutë pas mesnate, pasi këtë vit, fëmija i parë, ka një histori interesante, transmeton Syri.net.

Nëna e fëmijës, Katrin Guojonsdotti, ishte Fëmija i Parë i vitit 1980, ç’ka bën që ajo dhe fëmija të kenë jo vetëm të njëjtën ditëlindje, por gjithashtu që të kenë veçorinë e të qenit të parët të lindur në Islandë në vitet respektive.

Nuk ka ndonjë çmim që t’i jepet Fëmijës së Parë apo prindërve të tij, por veçoria përbën një çështje për statistikat publike./Albeu.com/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme