Fëmijët s’do të prehen në të njëjtin qytet me nënën e tyre! Merret vendimi, Erdgys Arrazi nuk do të përcjellë dy të miturit në banesën e fundit

Policia e burgjeve ka vendosur zyrtarisht që të mos marrë përsipër shoqërimin e 31-vjeçarit Erdgys Arrazi në ceremoninë mortore të dy fëmijëve të tij të mitur.


Gresa 8-vjeçare dhe Arditi 3-vjeçar që do të varrosen në orën 12:00 të ditës së sotme, pranë motrës së tyre më të madhe, Ergestës 9-vjeçare, e cila u përcjell për në banesën e fundit dy ditë më parë.

Prokurori i çështjes ka dhënë pëlqimin që Erdys Arrazi të jetë i pranishëm, por si policia ashtu edhe Drejtoria e Burgjeve nuk e kanë marrë përsipër që ta shoqërojnë me forca efektivësh që të jetë i pranishëm në varrim.

Familjarët e Erdgys Arrazit edhe këtë radhë kanë këmbëngulur që 31 vjeçari të jetë i pranishëm në varrim për dy fëmijët e tij, por një gjë e tillë s’është aprovuar.

Erdgys Arrazi nuk mori pjesë as në varrimin e vajzës 9 vjeçare më 5 Maj, trupi i së cilës ishte i pari që u gjet rastësisht nga një peshkatar, duke zbuluar edhe tragjedinë e ndodhur.

Ndërkohë nëna e tyre, Alma Arrazi do të prehet në qytetin e Durrësit pasi familja e saj kanë tërhequr trupin duke mos pranuar që të varroset pranë vogëlushve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme