Femrat më të pushtetshme të 2017-ës, ajo sërish e para…

Viti 2016 ishte një vit i vështirë për femrën. U duk sikur ishim në prag të zgjedhjes për herë të parë të një gruaje në krye të shtetit më të pushtetshëm në planet. Por Hillary Clinton humbi.

Por kush është femra më e pushtetshme në botë për 2017? Kancelarja gjermane Angela Merkel mban kreun për të dytën herë radhazi, dhe 12 herë në total, transmeton tch. Por nëse në 2016 ndiqej nga Hillary Clinton, këtë vit pas saj është një e sapoardhur në skenën politike botërore dhe bëhet fjalë për Theresa May, e cila po drejton vendin e saj përmes Brexit, një tranzicion kompleks.

Lista vazhdon më pas me Melinda Gates, bashkëshorten e Bill, e cila bashkë me të shoqin kanë shpërndarë rreth 49 miliardë dollarë në mbështetje të organizatave në 100 vende. Shihni në vijim listën e shkurtuar të Forbes të disa prej femrave më të pushtetshme.

Angela Merkel, e para

Theresa May, e dyta

Melinda Gates, e treta

Sheryl Sandberg, e katërta

Christine Lagarde, e 8-a

Federica Mogherini, e 17-a

Oprah Winfrey, e 21-a

Klinda Grabar Kitaroviç, e 39-a

Beyonce, e 50-a

Hillary Clinton, e 65-a

Prischilla Chan, e 69-a

Taylor Swift, e 85-a

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme