Fërçkoski propozohet për ambasador në Nju-Jork

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi sot konfirmoi se profesori i të drejtës ndërkombëtare Lubomir Fërçkoski është propozuar për ambasador në Kombet e Bashkuara në Nju-Jork.

Në takimin e sotëm me media, ndërsa pastaj edhe në deklaratë, Xhaferi tha se kanë mbërritur materialet për Fërçkoskin, ndërsa kur do të thirret seancë e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit varet nga kryetari i Komisionit.

“Më ka mbërritur materiali. Nga Ministria e Punëve të Jashtme janë dorëzuar tezat për personin në fjalë, bëhet fjalë për profesorin Lubomir Fërçkovskin. Në procedurë përkatëse Ministria i dorëzoi tezat e kandidatit dhe menjëherë janë dorëzuar te kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, por deri tani nuk është thirrur seanca. Kjo është në kompetencë të kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme. Kur do të vendosë ai ta konvokojë seancën, atëherë do të duhet të jetë”, tha Xhaferi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme