Policia ka njoftuar se ka arrestuar një person pasi me vete kishte marihuanë dhe një shumë të madhe të parave.
Të dyshuarit pas ndalesës nga policia ju janë gjetur 7.87 sasi e dyshuar narkotike e llojit marihuanë dhe një shumë e parave prej 845 euro, njofton gazetametro.net.
Mirëpo, policia ka njoftuar se personi i dyshuar nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore – mentale, dhe me vendime të prokurorit është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që tek i njëjti është gjetur dhe është konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 7.87 gramë dhe para rreth 845 euro. Pasi i dyshuari nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore (mentale) me vendim të prokurorit është dërguar në QKUK ku pas tretmanit mjekësor është liruar”, thuhet në komunikatën e policisë.



