Këngëtarja Afërdita Demaku ka ndarë një postim shumë të veçantë për të festuar 28-vjetorin e saj të martesës.
“Zoti t’ruaj moj dashuri ditë e natë, lutem për ty, sepse me ty gjej veten, pa ty mendoj jetën,” shkruan ajo me emocion.
Afërdita Demaku dhe bashkëshorti i saj sot shënojnë 28 vjet të lumturisë së tyre bashkë.
Për këtë rast të veçantë, këngëtarja nuk ka hezituar të shprehë më të mirën për partnerin e saj të jetës.
Në jetën e tyre, çifti ka dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë, të cilët po ashtu janë të angazhuar në botën e muzikës.
Ky jubile i 28-vjetorit të martesës së tyre është një shenjë e dashurisë dhe besnikërisë së tyre, si në jetën personale, ashtu edhe në botën e muzikës, ku ata kanë lënë gjurmë të thella.