
Zëvendëskryeministri Arben Fetai lidhur me incidentin në sallën sportive në Kumanovë thekson se tërë kreu qeveritar dhe lokal e ka dënuar aktin, ndërsa rikujton se nga viti 2004, në shtet ka një Ligj për parandalimin e dhunës dhe sjelljes së papërshtatshme në ngjarjet sportive, për çka parashikohen gjoba prej 500 e deri në 1.000 euro. Megjithatë siç shprehet Fetai, në këto 21 vjet asnjë gjobë apo sanksion nuk është shqiptuar për qindra rastet e shkeljeve të tilla nga individë. Sipas Fetait, pushteti paraprak asnjëherë nuk ka folur qartë dhe zëshëm kundër ksenofobisë në sport, pasi sipas tij, të gjithë i mbyllnin sytë dhe veshët për të fituar ndonjë votë nga shfaqjet nacionaliste në mënyrë që të vazhdonin t’i mbushin xhepat me paratë e tenderëve dhe korrupsionit. /Alsat.mk



