FFK ankohet në UEFA për thirrjet e serbëve ndaj Zvicrës dhe shfaqjen e simboleve Çeki – Shqipëri

Federata e Futbollit të Kosovës ka reaguar sot pas thirrjeve të tifozëve serb në ndeshjen ndaj Zvicrës, ku gjatë gjithë takimit ata u morën me Kosovën, duke provokuar futbollistin, Granit Xhaka.

FFK, thotë se si anëtare e barabartë me federatat e shteteve tjera, ka përgatitur ankesën zyrtare për në UEFA, me dëshmitë e të gjitha shkeljeve e ofendimeve që u bën ndaj shtetit të Kosovës, duke kërkuar që të ndërmerren masa të menjëhershme për të dënuar në mënyrë sa më të ashpër skenat e tilla dhe për të parandaluar përsëritjen e tyre në të ardhmen.

Thirrjet “Kosova është Serbi”, e banderola “S’ka dorëzim” u shfaqën në stadium, teksa poashtu thirrje të njëjta e flamur të tillë kishte edhe në duelin Çeki – Shqipëri.

Njoftimi i FFK:

“Federata e Futbollit të Kosovës dënon ashpër shfaqjen e banderolave me hartën e Kosovës të mbuluar me flamurin serb dhe mbishkrimin “S’ka dorëzim” si dhe thirrjet kundër Kosovës dhe shqiptarëve që u dëgjuan gjatë ndeshjeve të Ligës së Kombeve, Serbi-Zvicër dhe Çeki-Shqipëri.

Këto akte të papranueshme, e të cilat po ndodhin në vazhdimësi nga tifozë serbë dhe tifozë të disa vendeve tjera që janë të afërta me grupet e tilla serbe, nuk kanë vend në futboll dhe në asnjë arenë sportive, pasi përhapin urrejtje dhe përçarje mes popujsh e shtetesh.

Rikujtojmë se incidentet e tilla janë në kundërshtim të plotë me vlerat që UEFA dhe komuniteti ndërkombëtar i futbollit përfaqësojnë. Futbolli duhet të shërbejë si platformë e fuqishme për promovimin e paqes, bashkëjetesës dhe vlerave të barazisë kudo.

FFK, si anëtare e barabartë me federatat e shteteve tjera, ka përgatitur ankesën zyrtare për në UEFA, me dëshmitë e të gjitha shkeljeve e ofendimeve që u bën ndaj shtetit të Kosovës, duke kërkuar që të ndërmerren masa të menjëhershme për të dënuar në mënyrë sa më të ashpër skenat e tilla dhe për të parandaluar përsëritjen e tyre në të ardhmen.

Stadiumet e futbollit duhet të shërbejnë si arena spektakli për tifozët e mirëfilltë e jo si vend për të shpërfaqur irredentizëm, racizëm e ofendime të llojllojshme.

FFK mbetet besnike e promovimit të vlerave, respektit e solidaritetit në sport dhe do të angazhohet në çdo nivel që të sigurojë se këto akte do të dënohen nga mekanizmat e futbollit ndërkombëtar”

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme