Fier/ Nxori vajzën e mitur në rrugë për lypur, shpallet në kërkim 44-vjeçari

Policia e Fierit ka shpallur në kërkim një 44-vjeçar, i cili dyshohet se ka dhunuar një vajzë të mitur 14-vjeçe duke e detyruar që të lypë në rrugë.


Denoncimi është bërë nga vetë vajza e cila ka deklaruar se kujdestari i saj ligjor, 44-vjeçar e ka detyruar të dalë në rrugë për të lypur para.

Policia po vijon punën për arrestimin e 44-vjeçarit.

“Po nga këto struktura u shpall në kërkim shtetasi Sh. M., 44 vjeç, banues në Levan, Fier, sepse ka bërë kallëzim një shtetase e mitur 14 vjeçe, se 44-vjeçari, i cili është kujdestari ligjor i saj, ka ushtruar dhunë ndaj saj dhe e ka detyruar të dalë në rrugë për të lypur. Punohet për kapjen e shtetasit Sh. M”, thuhet në njoftimin e policisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme