Një ngjarje e rëndë është shënuar gjatë ditë së sotme në plazhin e Pishporos në Fier. Dy pushues kanë rrezikuar jetën duke u mbytur në det.
Dy pushuesit janë identifikuar si Arben Alizoti dhe Fiqo Rexhepi.
Ata janë transportuar në gjëndje të rëndë ne spitalin rajonal të Fierit.
Dy personave u është dhënë ndihma e parë nga policia dhe roja bregdetare.
Ende nuk dihet gjendja shendetesore ndërkohë që njëri prej tyre është konstatuar në gjendje më të rëndë shëndetësore.
© SYRI.net