Fifi, është njëra nga këngëtarët më të dashura për publikun.
Karriera e saj në fillimet ishte shumë e vështirë, mirëpo ajo nuk u dorëzua dhe sot është njëra nga artistet më të kërkuara të momentit, shkruan ORAinfo.
Përveç jetës së saj profesionale, ajo është përfolur shumë për jetën e saj private. Fifi, muaj më parë tregoi se është në lidhje dashurie me Adis Patushin.
E ditëve të fundit, ajo u përfol se është ndarë nga ai, por duket se kjo është vetëm thashetheme.
Ka qenë vetë këngëtarja që ka postuar një foto shumë të bukur me dashurinë e jetës së saj. Ata të dy duken shumë të lumtur bashkë./ORAinfo/