Në fshatin Gllarevë të Klinës sot kanë filluar gërmimet për persona të pagjetur të luftës së fundit. Një person i vdekur është ekshumuar sot, i cili sipas ekspertizës po dyshohet se është i luftës së fundit.
Sipas Prenkë Gjetajt, i gjeturi ishte i varrosur në mënyrë klandestine dhe me rroba. Ai tha se ende nuk është identifikuar i vdekuri, transmeton kp.
Sipas tij, një javë më parë një banorë i këtij fshati gjatë punimeve për një kanal të ujësjellësit ka hasur në eshtra të njeriut, i cili ka njoftuar autoritetet përkatëse dhe për këtë komisioni për të pagjetur sot ka organizuar gërmimet për hulumtime të tjera në këtë lokacion.