Fillojnë “transferet” parazgjedhore. LDK pritet të “forcohet” me Margarita Kadriun (FOTO)

Ndërkohë që zgjedhjet e parakohshme parlamentare po shihen si të pashmangshme, disa deputetë të pavarur, tashmë kanë filluar negociatat për t’u anëtarësuar në parti tjera.

Pos Blerim Shalës, për të cilin kishte raportuar Gazeta Blic para disa ditësh se shumë shpejt do të anëtarësohet në PDK, edhe deputetja tjetër e pavaraur, Margarita Kadriu, shumë shpejt mund të bëhet me parti të re.

Gazeta Blic nga burime të afërta me partinë e drejtuar nga Isa Mustafa, merrë vesh që deputetja Kadriu është në negociata për t’u anëtarësuar në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Kadriu ishte pjesë e PDK – së, nga e cila u dorëhoq në shenjë pakënaqësie dhe për shkaqe “morale-politike”./Sakte.net

Image result for margarita kadriu

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme