BESA e pakompromis ndaj BDI – së, e sulmon për rastin e “Maxhar Telekom”

Lëvizja BESA është shfaqur e pakompromis sa i përket njëres prej aferave më të mëdha korruptive në Maqedoni, rasti i “Maxhar Telekom”. Përmes një press konference, Forumi Rinor i BESËS ka kërkuar që ky rast të zbardhet deri në fund. Ky reagim vjen në ditën kur Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti u takuan për të diskutuar lidhur me mundësinë e zgjidhjes së ngërçit politik, njofton portali Sakte.net

Dje Komisioni Amerikan për Letra me Vlerë njoftoi se ish drejtorët e “Maxhar Telekomit”, Eleg Shtraub dhe Andras Balog, janë pajtuar të paguajnë gjobë në të holla, ndërsa u është shqiptuar edhe dënim me ndalesë për ushtrim të detyrës zyrtare si drejtorë ose të punësuar në shoqata aksionare për 5 vitet e ardhshme. Dënimi vjen pas akuzave ndaj tyre se politikanëve të Maqedonisë u kanë paguar ryshfet që ashtu ta pengojnë konkurrencën në treg. Sipas dëshmitarëve, nga ryshfeti i “Maxhar Telekomit” kanë përfituar ish kryeministri Vllado Buçkovski, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, dhe ish zv./kryeministri, po ashtu kuadër i BDI-së, Musa Xhaferi, edhe atë nga 2,5 milionë euro secili.

Ky vendim i fundit i Komisionit Amerikan për Letra me Vlerë është përgjigje edhe për pyetjet e vazhdueshme të Lëvizjes BESA se janë të inkriminuar edhe funksionarë të lartë të BDI-së në këtë aferë kriminale për mitmarrje? Pas kësaj organet vendore menjëherë duhet të marrin në shqyrtim këtë rast dhe të vazhdojnë hetimet se kush në të vërtetë mori ryshfet në rastin “Maxhar Telekom” dhe përgjegjësit e këtij megaskandali një ditë e më përpara të vendosen prapa grilave. Nëse Prokuroria Publike nuk e bën – sepse ne e dimë se si janë vendosur prokurorët aty, presim që këtë ta iniciojë Prokuroria Speciale Publike.

Ne si Forum Rinor i Lëvizjes BESA jemi këtu për t’i inkurajuar organet kompetente që këtë lëndë ta vazhdojnë pa asnjë hezitim, duke pasur parasysh se vetëm me sjelljen e drejtësisë në vend dhe me dekriminalizimin e politikës mund të arrihet qetësia në Maqedoni, ndërsa çdo fshehje e krimit përbën krim në vete.

Këtu duam t’ua rikujtojmë edhe anëtarëve të ndershëm të BDI-së se ata nuk e kanë vendin në një parti ku kryetari dhe binjaku i tij siamez akuzohen për ryshfet në kohën që familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës e vuajnë mjerimin, ndërsa shumica e shqiptarëve sot jetojnë në varfëri të skajshme dhe, madje, për shkak të kësaj detyrohen të shpërngulen./Sakte.net

https://www.youtube.com/watch?v=J2u2oVWoiR4

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme