Kjo kampanjë do të jetë aktive gjatë tërë kohës në orarin e cekur, dhe do të përfshijë vendosjen e kukullave që simbolizojnë kandidatët e zgjedhjeve, të cilat mbajnë mbishkrime sensibilizuese dhe synojnë llogaridhënje për problemin e ndotjes së ajrit.
Pastaj do te behet shpërndarja e “Fletëvotimeve” ku kandidati i zgjedhur është Ajri i Pastër, nga mesi i alternativave aktuale negative që janë politika shtetërore, matje të drejtpërdrejta të cilësisë së ajrit, nga anëtarët e projektit si dhe do të rregullohet hapësira për informimin e qytetarëve, ofrimin e broshurave, fletëvotimeve të simuluara dhe maskave kunder ndotjes.
Projekti “Making Sense” është projekt inovativ i Komisionit Evropian dhe zhvillohet paralelisht në Belgjikë, Spanjë, Skoci, Holandë dhe Kosovë. Ky projekt në Kosovë implementohet nga PEN (Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatarë) dhe Lëvizja Shkenca për Ndryshim.
Qëllimi i projektit është aftësimi i qytetarëve që të masin vetë gjendjen e mjedisit të tyre, të krijojnë kampanja nga rezultatet e dhëna, dhe së bashku me akterë kryesorë të synojnë ndryshime pozitive në fushën e mjedisit në Kosovë. Ky projekt për herë të parë në Kosovë sjell pajisje inovative për matjen e cilësisë së ajrit