Moti sot pritet të jetë pjesërisht me vranësira dhe më i freskëta me reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut, përcjell TV21. Në zonat malore, sidomos në pjesët perëndimore do të ketë reshje të herëpashershme të shiut të shoqëruar me reshje bore, ndërsa posaçërisht në malet më të larta, do të ketë reshje të dobëta të borës. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, herë pas here e fortë, nga drejtimi verilindor.
Në Shkup pjesërisht i vranët dhe më freskët, me reshje të kohëpaskohshme shiu. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi verilindor.
Temperatura minimale do të jetë gjashtë, ndërsa ajo maksimale 12 gradë.
Të dielën do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme shiu, sidomos paradite. Në disa lugina do të ketë mjegull ose vranësira të ulëta. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi juglindor. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 deri në 7, kurse temperatura maksimale prej 10 deri në 17 gradë.