Fillon takimi i Thaçit me përfaqësuesit e partive politike, të pranishëm vetëm ata të PAN-it

Ka nisur takimi konsultativ i presidentit Hashim Thaçi me përfaqësuesit e partive për caktimin e datës së seancës konstituive të Kuvendit.

Në këtë takim po marrin pjesë përfaqësues nga koalicioni PAN, nga PDK-ja Enver Hoxhaj, nga AAK-ja Pal Lekaj, nga Nisma për Kosovën Valdete Bajrami.

Në këtë takim nuk po marrin pjesë Vetëvendosje dhe koalicioni LDK, AKR dhe alternativa. Ky takim është bojkotuar edhe nga Lista Serbe.

Pjesë e këtij janë edhe përfaqësues të minoriteteve, Mahir Yagcilar, Sllobodan Petroviq, Danush Ademi, Rasim Demiri.

“Jemi brenda afatit kushtetues për caktimin e seancës, është koha për dialog e për ndërtim të mirëbesimit”, ka thënë Thaçi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme