Lekaj: AAK e gatshme për seancën konstituive

Nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj në takimin e thirrur nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se i vije keq që subjektet e tjera politike të cilat nuk kanë dalë fituese në zgjedhjet e 11 qershorit, nuk po tregojnë frymë të bashkëveprimit dhe të ndërtimit të insticucioneve.

Ai më tej tha se AAK është e gatshme që të ndërtohen institucionet dhe të thirret seanca.

“ Kosovës i duhen institucionet demokratike të mirëfillta që të jenë në mbështetje të qytetarëve. Na vije keq që subjektet tjera politike nuk po jenë në frymën e bashkëveprimit dhe të ndërtimi të institucioneve, por janë në frymën e interesit duke mos treguar interesim për bashkëpunim. Ne si AAK jemi të gatshëm për ndërtimin e institucioneve dhe që të thirret seanca”, ka shtuar Lekaj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme