Në Gjykatën Komunale të Mitrovicës Veriore sot prezentë ishin gjyqtarët serbë, personeli administrativ si dhe kolegët shqiptarë, raportojnë mediat serbe, transmeton lajmi.net.
Krerët e gjykatës së Apelit dhe Themelores në veri të Mitrovicës janë serbë, të cilët në këto pozita u zgjodhën javën e kaluar.
Prokuroria është vendosur në pjesën multietnike të qytetit e njohur si ‘Lagja e Boshnjakëve’ ndërsa në krye të saj do të jetë një shqiptar.
Ndër gjyqtarët janë nëntë serbë dhe tetë shqiptarë, ata do të gjykojnë për krime të përgjithshme dhe të rënda, ndërsa në Divizionin e Ankesave do të ketë pesë serbë dhe dy shqiptarë.
Në Mitrovicën jugore, do të ketë 14 gjyqtarë nga radhët e shqiptarëve dhe 11 nga komuniteti serb, ndërsa në Prishtinë do të jenë katër gjykatës serbë.
Nga sot, qytetarët do të kenë mundësinë të parashtrojnë ankesa dhe padi në Gjykatën Themelore dhe atë të Apelit./Lajmi.net/