Anëtarët e Ushtrisë së Serbisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes, me vigjilencë të madhe dhe me kujdes po i ndjekin të gjitha ngjarjet në mjedisin tonë dhe janë në gjendje për të reaguar ndaj çfarëdo kërcënimi ndaj vendit tonë dhe sigurisë së qytetarëve të Serbisë, tha ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin, në Rashkë, gjatë vizitës në kazermën “Stefan Nemanja” pranë kufirit me Republikën e Kosovës.
Sipas tij, pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit, nuk mund të thuhet se situata është e qetë dhe e rregullt.
Ne jemi të gjithë këtu sot për të treguar gatishmërinë luftarake të njësive tona, dhe gatishmërinë luftarake për të reaguar në çdo kohë ndaj çdo kërcënimi. Të bëhemi të vetëdijshëm për aftësisë tona që të reagojnë ndaj çdo ngjarje që mund ta pengojë ndjeshëm sigurinë e të gjithë serbëve pa marrë parasysh ku jetojnë – citon Telegrafi Serb të ketë thënë Vulin, përcjellë GazetaBlic.
Këto janë disa nga fotografitë prej vendit të ngjarjes: