Gazeta Financial Time ka intervistuar Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me të cilin ka folur rreth Kosovës dhe mundësisë që Serbia të integrohet në BE. Vuçiq ka thënë se ai është i obsesionuar pas Kosovës, duke theksuar se pa u zgjidhur ky problem gjithçka që ai ka arritur në Serbi nuk do të jetë e qëndrueshme. FT shkruan se zonat serbe në Kosovë mund të marrin autonomi të ngjashme me Irlandën e Veriut.
“Unë jam i obsesionuar me Kosovën. Pa e zgjidhur këtë problem gjithçka që kam arritur nuk do të jetë e qëndrueshme. Kriza e parë do të na mbysë“, ka thënë ai.
Financial Times shkruan se për t’u kualifikuar për anëtarësim në BE, Vuçiq duhet ta zgjidhë kontestin me Kosovën.
Por, çfarë do të marrë Veriu në këmbim të njohjes së pavarësisë.
“Zgjidhja më e mundshme do të përfshijë një autonomi dhe aranzhmane të ndarjes së pushtetit, e ngjashme me Irlandën e Veriut, për zonat e dominuara serbe në këmbim të njohjes së shtetësisë së Kosovës, por edhe kjo do të jetë shumë për shumë serbë dhe kjo zgjidhje do të përballet me pengesën e referendumit. Vuçiq, sipas FT, mund të presë rezistencë të ashpër nga disa qarqe përfshirë edhe Kishën Ortodokse Serbe.