Kryetari i komunës së Strumicës, Kostadin Kostadinov vlerëson se Qeveria ka pasur prapavi politike sa i përket thirrjes së parë për financimin e projekteve të komunave. Kostadinov në Alsat tha se do të ishte më e drejtë sikur të kishin marrë ndonjë përgjigje me shkrim ku do të arsyetohej se përse janë refuzuar 13 projektet kapitale me të cilat komuna e Strumicës ka aplikuar. Ai kritikon politikat e VMRO-DPMNE-së, duke nënvizuar se nuk e ka të qartë se si do të dalin para qytetarëve që të kërkojnë mbështetje për zgjedhjet lokale. /Alsat.mk