Fitoi 1,3 milion dollarë, por e humbi tiketën – fituesi i lotarisë vret veten!

Një fitues i lotarisë qëlloi veten për vdekje vetëm disa orë pasi ai fitoi lotarinë prej rreth 1,3 milion dollarësh, kur e humbi biletën e tij me fat.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Jirawut Pongphan, 42 vjeç, i cili mblodhi familjen dhe miqtë në shtëpinë e tij për të festuar fitimin e çmimit që do t’i ndryshonte jetën atij.

Por kur ai u zgjua ditën tjetër kishte kuptuar se bileta e tij ishte zhdukur, duke i pamundësuar atij për të kërkuar fitimet e tij.

Jirawut, nga provinca Chonburi në Tajlandën lindore, kishte shtatë bileta me numrat fituese dhe mendonte se do të ishte i pasur përtej ëndrrave të tij, por gëzimi i tij ishte jetëshkurtër.

Pasi u bë pothuajse një milioner brenda natës, Jirawut nuk mund të jetonte me mendimin se kishte humbur diçka shumë të madhe.

Ai kishte qëlluar veten në kokë duke lënë një shënim vetëvrasës: “Më vjen keq, ju lutem mos e tallni familjen time. Unë e fitova çmimin e lotarisë”.

Nuk dihet se çfarë ndodhi me biletat fituese të Jirawut dhe nëse dikush tjetër doli për të kërkuar fitimet e lotarisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme