Fitore e rëndësishme e Man Unitedit ndaj Bournemouthit

Manchester United në top-katërshe në Premierligë.

Manchester United ka regjistruar një tjetër fitore të rëndësishme në garën e tyre për një vend në top-katërshe në Premierligë.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 37-të dhe të parafundit, skuadra e drejtuar nga Erik ten Hag fitoi minimalisht në udhëtim ndaj Bournemouthit

Ndeshja e zhvilluar sot në “Vitality Stadium” përfundoi me rezultatin 0:1.

Golin e vetëm dhe të tre pikëve për “Djajtë e Kuq” e shënoi Casemiro, në minutën e 9-të.

Manchester United pas kësaj fitore ka 69 pikë dhe renditet në pozitën e katërt në tabelë, por me pikë të njëjta me Newcastle United, që mban pozitën e tretë.

Bournemouthi ndodhet në pozitën e 14-të me 39 pikë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme