Fitore e rëndësishme e Romës kundër Hellas Veronas

Roma shënon fitore në udhëtim kundër Hellas Veronas.

Pas humbjes nga Napoli javën e kaluar, Roma është rikthyer te fitorja në Serie A.

Skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho shënoi fitore kundër Hellas Veronas sonte, në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja e zhvilluar në “Marc’Antonio Bentegodi” përfundoi me rezultatin 1:3.

Nicolo Zanioli (45+1’), Cristian Volpato (88’) dhe Stephan El-Shaarawy (90+2’) shënuan golat e fitores për romakët.

Kurse, golin e vetëm për vendasit e shënoi Pawel Dawidowicz (27’). I njëjti lojtar u përjashtua nga ndeshja pas nëntë minutave, direkt me karton të kuq.

Roma pas kësaj fitore ka 25 pikë dhe renditet e katërta në tabelë, kurse Hellas Verona ndodhet në pozitën e parafundit (19) me pesë pikë

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme