Fituesja e lotarisë në Kanada e bleu tiketën me kartelë të vjedhur

Një tiketë fituese e lotarisë në Kanada ka gjasa të mos paguhet fare sepse dyshohet se ajo është blerë përmes një kartele të vjedhur bankare.

Gruaja e cila ishte shpallur fituese u arrestua nga policia kanadeze përderisa po shkonte në zyrat e lotarisë për ta tërhequr shpërblimin. Policia ishte duke e zhvilluar një hetim për vjedhje të një kulete dhe zbuloi se kartela bankare e viktimës ishte përdorur nga e dyshuara për blerjen e tiketës së lotarisë.

Raportohet se 33-vjeçarja është dërguar në paraburgim dhe do të përballet me akuzat për posedim të dokumenteve të vjedhura dhe mashtrim të shumëfishtë. Lotaria “The Atlantic Lottery Corporation” e ka konfirmuar se e dyshuara kishte fituar 50 mijë dollarë kanadezë, por zyrtarët e saj kanë thënë se ata i paguajnë vetëm fituesit e tiketave të blera në mënyra të ligjshme.

“Nëse vendoset që kjo shumë të mos paguhet, të hollat do të transferohen në llogarinë e fituesve që nuk janë paraqitur për tërheqje të shpërblimeve dhe do të përdoren për çmimet e ardhshme”, thuhet në deklaratën e lotarisë, shkruan “BBC”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme